Vijnë urimet nga liderët botërorë për fitoren e Trump
Shumë lider botërorë kanë përcjellë urimet e tyre. “Urime për rikthimin më të madh të historisë! Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës”, thotë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Dhe kryeministri hungarez Viktor Orban thotë të njëjtën gjë: “Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së! Urime Presidentit Donald Trump për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!”
‘Mezi pres të punoj me administratën e re’, Osmani mesazh në X për fitoren e Trump: SHBA, partnere e palëkundur dhe e domosdoshme e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar republikanin Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident, Vance për fitore si “president dhe nënpresident të Shteteve të Bashkuara”.
“Shtetet e Bashkuara mbesin partnere të palëkundura dhe të domosdoshme të Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re, dhe të thellojmë lidhjet tona unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Përmes një postimi në X, ai shkruan se shpreson që me zgjedhjen e Trump, të vijë edhe paqja në Ukrainë.
“Më kujtohet takimi ynë i shkëlqyer me Presidentin Trump në shtator, ku diskutuam në detaje partneritetin strategjik SHBA-Ukrainë, Planin e Fitores dhe mënyrat për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. Vlerësoj përkushtimin e Presidentit Trump ndaj qasjes “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që mund të sjellë paqen e drejtë në Ukrainë. Shpresoj që do ta vëmë në zbatim së bashku. Presim një epokë të një Amerike të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara. Me padurim pres të uroj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutojmë mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky në X.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar në X presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Meloni thekson se Italia dhe SHBA janë kombe ‘motra’ dhe kanë një aleancë të palëkundur. Meloni shton se këtë aleancë me Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta forcojë më shumë.
‘Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump.
Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.
Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President’, shkruan Meloni në X.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar përmes një postimi në X, presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump i cili rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.
Macron shkruan se është gati për të punuar me Trump megjithëse bindjet e tyre mund të jenë të ndryshme.
‘Urime President @realDonaldTrump.
Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet’, shkruan Macron në X.
Vuçiç uron Trump për fitoren në Shtëpinë e Bardhë: Jemi të përkushtuar për të punuar me SHBA për stabilitet, rritje dhe paqe
![]()
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka përgëzuar Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Agjencitë më të mëdha amerikane ende nuk e kanë shpallur Trumpin fitues dhe janë në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.
“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në X.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



