E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viktor Orbán rrëzohet pas 16 vitesh, Alex Soros ‘në qiellin e 7-të’
Bota

Viktor Orbán rrëzohet pas 16 vitesh, Alex Soros ‘në qiellin e 7-të’

Alex Soros ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orbán pësoi një humbje të papritur pas 16 vitesh në pushtet.

Orbán njihej si një nga kritikët më të fortë të George Soros, duke ndërmarrë politika që çuan në largimin nga vendi të fondacioneve dhe projekteve të lidhura me Open Society Foundations.

Në dy postime në platformën X, Alex Soros reagoi menjëherë pas shpalljes së rezultatit dhe pranimit të humbjes nga Orbán, duke shkruar:
“Populli i Hungarisë e ka rimarrë vendin e tij!

Një refuzim i fuqishëm i korrupsionit të rrënjosur dhe ndërhyrjes së huaj. Rusët shkojnë në shtëpi! Hungarezët kthehen në shtëpi!”

Humbja e Orban, reagon Alex Soros!

Zgjedhjet u fituan nga Péter Magyar, ish-zyrtar pranë pushtetit të Orbán, i cili u shkëput nga Fidesz disa vite më parë. Ai themeloi Tisza dhe në një kohë relativisht të shkurtër arriti të mobilizojë një mbështetje të gjerë, duke siguruar një fitore që po konsiderohet historike për vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.