E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vili Minarolli :Rudina,mos u nda nga  njerëzit  që vazhdojnë të frymezohen nga vepra e parealizuar e Azem Hajdarit
Politikë

Vili Minarolli :Rudina,mos u nda nga njerëzit që vazhdojnë të frymezohen nga vepra e parealizuar e Azem Hajdarit

E nderuar deputete Hajdari!
Po ju drejtohem thjesht si qytetar, por edhe me kontribut jo të paket në demokracinë shqiptare. Por edhe per shkak të një marredhenie të vecantë që kam patur me babanë tuaj, të paharruarin Azem Hajdari.
Ju sot jeni deputete e Kuvendit të Shqiperisë , jo fale ndonjë merite apo vlere ndaj partisë që ju kandidoi, por per shkak të detyrimeve morale që PD e themeluar nga babai yt dhe e mbarë demokrateve në nder dhe respekt të Heroit të Demokracisë.

Jam i bindur se ju e keni ndjerë per shumë vite ate që demokratet , por edhe shqiptaret i janë mirenjohes babait tuaj , që ishte i pari që u ngrit kunder diktatures dhe frymezoi me mijra të tjerë per ta pasuar. Jam i sigurtë që shqiptaret nuk do ta harrojnë vepren e tij.
Të qenit në opozitë nuk eshte e lehtë. Edhe unë kam qenë shumë vite në Kuvend dhe shumica e tyre në opozitë.Kemi qenë të detyruar të bojkotonim Kuvendin, ateherë kur na mohoheshin të drejtat dhe pushteti bente veshin e shurdher. Kemi bere edhe grevë urie. Ndoshta ke degjuar nga familjaret e tu se kam qene shtate dite ne nje greve urie me Azemin e plagosur dhe me dy kolege te tjere ne nje makine te vogel para RTSh. Pse? Se na mohuan te drejten e fjales dhe dolem nga greva atehere kur pushteti u terhoq.
Por nje maxhorance ku ju ra per pjese nuk besoj te sillet me opoziten ne asnje vend te rruzullit. Ju i dini me mire se une se c’perfaqeson kjo mazhorance.
Per kete arsye e justifikoj veprimin e fundit te opozites, jo thjesht per te ndrruar nje qeveri e per ta zevendesuar me nje tjeter, por per te ndryshuar sistemin politik, qe ka te beje me ndarjen e politikes nga krimi i organizuar, ndryshimi i ligjit zgjedhor qe cdo vote te kete vlere ,nje sistem mazhoritar ku cdo perfaqesues te ballafaqohet me zgjedhesit dhe gjithcka tjeter ne sherbim te demokracise.
Ju Rudina keni thene se do te vendosni pasi te konsultoheni me nderkombetaret. Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni .

Sa per nderkombetaret edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.
Opozita tashme e ka marre vendimin dhe une te siguroj qe babai yt kurre nuk do e braktiste ate force politike qe e krijoi, ne ate kohe kur edhe jeten mund ta kishte rrezikuar. Dhe une e kam bindjen qe atij i moren jeten per te korigjuar ate qe nuk e bene ne ato dite dhjetorit te 1990. Se ate kohe qe e vrane ai nuk paraqiste asnje rrezik per pushtetin .
Rudina, mos u nda nga ata njerez qe edhe sot ne ndeshje me padrejtesine e pushtetit, kane emrin e babait tend ne goje dhe vazhdojne te frymezohen nga vepra e tij, që ende ka mbetur e parealizuar.
Miqesisht
Vili Minarolli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.