Virozë apo Covid? Mjeku Alimehmeti tregon shenjat që bëjnë dallimin
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për situatën aktuale të COVID në vendin tonë.
Me variantin e ri Omicron dhe me virozën e stinës shumë njerëz janë në mëdyshje nëse kanë një grip normal apo janë infektuar.
Alimehmeti i pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, tha se nuk ka një dallim mes tyre, por e vetmja gjë që mbetet të bëjnë është tamponi dhe analizat, për të provuar nëse janë infektuar ose jo.
“Testi i shpejtë është efektiv dhe me kosto të ulët. Ka shumë njerëz që po e teprojnë në fakt me bërjen e testeve. Bëjeni vetëm kur keni simptoma ose vetëm kur keni pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar,” tha Alimehmeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



