E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Virusi u mori jetën në moshë të re dy infermiereve, kolegia rrëqeth me fjalët e saj. Thirrja prekëse për qytetarët
Publik News

Virusi u mori jetën në moshë të re dy infermiereve, kolegia rrëqeth me fjalët e saj. Thirrja prekëse për qytetarët

Të dëgjosh dhe shohësh se si ky virus i tmerrshëm dhe i padukshëm u merr jetën njerëzve që ti ke njohur, apo i ke të afërm, është e frikshme. Kështu, Kryeinfermierja e Anglisë teksa ka folur për dy infermieret në vijën e parë të luftës që vdiqën pasi u testuan pozitive me koronavirus, ka dalë me një thirrje prekëse që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë.

26780496-8183773-Ruth_May_said_was_vital_they_remain_in_lockdown_despite_the_warm-a-2_1585933443769

Ruth May tha se ishte jetike që qytetarët të rrinë në izolim pavarësisht motit të ngrohtë të pranverës.

Nëna e tre fëmijëve Aimee O’Rourke, 39 vjeçe ndërroi jetë mbrëmë në Spitalin QEQM në Margate, Kent, pas shfaqjes së simptomave dy javë më parë.

Vetëm disa orë më vonë, Areema Nasreen, 36 vjeç, vdiq pas mesnatës në kujdesin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, në të cilën ajo kishte punuar.

May tha: ‘Kjo fundjavë do të jetë shumë e ngrohtë dhe do të jetë shumë joshëse të dilni dhe të shijoni ato rrezet e verës. Por ju lutem, unë kërkoj të kujtoni Aimee dhe Areema. Ju lutemi qëndroni në shtëpi për to’.

Numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 684 të Premten duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave deri më tani në 3.605./DailyMail

26769096-8183773-Ms_O_Rourke_was_described_as_one_in_a_million_by_friends_on_soci-m-17_158591687525626264132-8183773-Areema_Nasreen_36_a_Walsall_staff_nurse_and_mother_of_three_has_-m-18_1585916906266

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.