E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viti i ri akademik nis me “policë” te dera/ Në auditorë vetëm studentët e vaksinuar dhe ata me test negativ
Publik News

Viti i ri akademik nis me “policë” te dera/ Në auditorë vetëm studentët e vaksinuar dhe ata me test negativ

Pas më shumë se një viti onlinë, studentët rikthehen sot në auditore, ndërsa nisja e vitit akademik bëhet mes debateve për shkak të vaksinimit me detyrim.

Studentët do të përballen me disa rregulla për t’u ulur në bankat e auditoreve, të cilat mendohet se janë dhe më të ashpra krahasuar me kategoritë e tjera.

Konkretisht, sipas udhëzimit të qeverisë, studentët duhet të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës për të ndjekur mësimet në auditorë.

Gjithashtu, një alternativë tjetër për studentët është dhe të paraqesin testin negativ PCR një herë në javë, ose vërtetimin që e kanë kaluar sëmundjen e Covid.

Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.

Numri i studentëve të vaksinuar është relativisht i ulët. Edhe pse nuk ka një shifër, të saktë, në kryeqytet janë vaksinuar afro 20% e studentëve, ndërsa në fakultetet e rretheve përqindja është shumë herë më e ulët.

Më së shumti, studentët kanë preferuar vaksinat e njohura nga Bashkimi Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.