E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita e Erdogan te xhamia/ Gjekmarkaj: U ndjeva keq e gati i poshtëruar, unë jam katolik por…
Publik News

Vizita e Erdogan te xhamia/ Gjekmarkaj: U ndjeva keq e gati i poshtëruar, unë jam katolik por…

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur në sallën e Parlamentit për vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe mbi të gjitha për incidentin e ndodhur me komunitetin Mysliman shqiptar, të cilët u përjashtuan nga ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Ethem Beut.

Gjekmarkaj u shpreh se edhe pse është i besimit katolik ai ndjehet i fyer nga ky akt.

“Unë kulturarisht jam katolik, por më së pari jam shqiptar. Dhe për mua prevalon kombi, gjaku e gjuha mbi çdo fe. U ndjeva keq, gati i poshtëruar për diversionin që iu bë komunitetit mysliman shqiptar, gjatë vizitës së presidentit në përurimin e xhamisë së Ethem Beut. Ata u përjashtuan në këtë ceremoni. Në krah të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Erdogan ishte një hoxhë turk dhe jo nga një klerik mysliman shqiptar. Shqiptarët mysliman shqiptar e kanë fituar këtë drejtën për të zgjedhur krerët e tyre që në vitin 1924 dhe kjo është e panegociueshme. Çdo të tentativë për të dhunuar këtë të drejtë të shenjtë është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë dhe këtij komuniteti dhe  këtë nuk duhet ta lejojë qeveria që shfaqet dukshëm në pozita vasaliteti”, deklaroi Gjekmarkaj.

Sa i përket kërkesës së dorëzimit të gylenistëve, Gjekmarkaj ai u shpreh se Tirana zyrtare duhet t’i përmbahet listës së shpallur nga OKB-ja dhe se i shpreh solidaritetin gazetare turke së arrestuar për shkak se ofendoi presidentin Erdogan. Më tej ai shtoi se nuk duhet të ketë miqësi me kushte nga Turqia.

“Sot është dita që ky Kuvend të demonstrojë ndërgjegje. Një javë më parë presidenti i një vendi mik Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur një fjalim. Padyshim Shqipëria  nuk sheh  te Turqia moderne ish-Perandorinë otomane, përkundrazi sheh një vend mik dhe aleat .S’mund ta harrojmë miqësinë pa kushte të shtetit të Turgut Ozalit, Demiralit, kryeministres Tansuçiler në ditët më të këqija që na ofroi ndihmë pa vënë asnjë kusht. E gjemë me vend ta falënderoj Turqinë për çdo lloj ndihmë, por ne jemi një shtet i pavarur dhe jo një vend vasal. Për mua fillimisht prevalon kombi, u ndjeva keq. Shqiptarët myslimanë e kanë fituar të drejtën për të zgjedhur krerët e tyre dhe çdo tentativë për ta dhunuar këtë është një ndërhyrje flagrante dhe qeveria nuk duhet ta lejojë këtë. Trysnia për të menduar njësoj, për të dëbuar njerëz është e patolerueshme’, tha Gjekmarkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.