E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita në Kiev, Rama zbulon pse e nisi me Ukrainën
Publik News

Vizita në Kiev, Rama zbulon pse e nisi me Ukrainën

“Nuk është rastësi që vizita ime e parë është në Ukrainë. Ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe përreth saj. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Do bëjmë maksimumin për të siguruar respektimin dhe parimin e OSBE, do të inkurajojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh. Ajo çfarë mbetet thelbësore është jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjitha ata përballen me zonat e prekura nga konflikti. Ne do të punojmë pareshtur për të garantuar ndalimin e të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje”-theksoi ai.

Sipas tij, “ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civilë, kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalë. Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë mbetet shumë për tu bërë”.

Rama theksoi se kontributi që është dhënë nga gratë dhe burrat e përkushtuar të misionit të OSBE është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet, duke shtuar se per kete duhet dedikuar buxhet solid me mbeshtetje me te madhe.

“Ju siguroj për vendosmërinë e përkushtimin tim dhe ekipit të OSBE për të ndihmuar që të sjellim një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre të prekur në mënyrë brutale nga ky konflikt. Nuk premtojmë mrekulli, por jemi këtu se e dimë se ka diçka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, që të lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm dhe që nuk duhet të vuajnë mizoritë e konfliktit dhe ky është prioriteti ynë”- tha Rama.

Ne kushtet e nje kohe te limituar, per shkak te axhendes se takimeve, konferenca e pyetjeve ka qene e shkurter dhe Rama e ka mbyllur me nje batute: “Shpresoj qe atje ne vendin tim te mos thone qe kryeministri nuk deshi t’u pergjigjet pyetjeve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.