Vizitë e papritur në Ukrainë/ Kryeministrja e Finlandës me takohet me Presidentin Zelensky, lëviz me jelek antiplumb në zonat e shkatërruara
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka vizituar sot Ukrainën ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar. Gjatë qëndrimit, Marin vizitoi dhe zonat e shkatërruara në Irpin dhe Bucha.
BBC ka publikuar disa foto nga takimi, ku shihet Marin e veshur me një jelek antiplumb dhe e shoqëruar nga zyrtarë dhe ushtarë ukrainas.
Nuk janë publikuar ende detaje të vizitës apo bisedat e zhvilluara me Presidentin Zelensky. Ky takim vjen pasi Marin njoftoi disa ditë më parë se Finlanda do të aplikojë zyrtarisht në NATO.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



