E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjedhja e zyrave të administrimit të pronave në Vlorë, flet drejtori i institucionit: Këto janë dokumente me rëndësi!
Publik News

Vjedhja e zyrave të administrimit të pronave në Vlorë, flet drejtori i institucionit: Këto janë dokumente me rëndësi!

Po bëjmë inventarin çfarë mungon

Zyra e Administrimit të Tokës në Pallatin e Kulturës në qytetin e Vlorës, ka rënë pre e një grabitjeje ditën e djeshme. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë rreth mesnatës në këtë institucion dhe ka vjedhur disa dokumente.

Sipas Bardhi pritet mbarimi i inventarit për të konstatuar numrin e dosjeve të cilat mungojnë.

“Rreth orës 00:15 minuta jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Erdha këtu, gjeta policinë dhe rojet, dhe po merret policia. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Që është kjo zyrë dhe zyra tjetër. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mbarojë inventari. Këto janë zyra të një rëndësie, nuk janë si zyrat e tjera.

Nëse ka humbur një dokument origjinal, ka një rrezik se mund të mos krahasohet me një dokument tjetër fotokopje. Zyrat monitorohen nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Gjika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.