E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjedhja në shkollën “Besëlidhja’ në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari
Lajme

Vjedhja në shkollën “Besëlidhja’ në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari

5 të mitur nën hetim, 3 prej tyre nxënës të shkollës

Një vjedhje e ndodhur pak ditë më parë në shkollën “Besëlidhja” është zbardhur nga policia, duke çuar në hetim penal për pesë të mitur dhe arrestimin e një 22-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku sipas autoriteteve, pesë të rinj të moshave 15 deri në 17 vjeç – tre prej tyre nxënës të shkollës – dyshohet se kanë marrë pjesë në vjedhjen e pajisjeve elektronike. Hetimet tregojnë se ata janë nxitur nga Arsel Brunga, i cili tashmë është arrestuar.

Sipas policisë, nga ambientet e shkollës janë marrë 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë. Pas vjedhjes, pajisjet janë transportuar me një automjet tip Volkswagen dhe janë fshehur në bodrumin e një pallati në ndërtim si dhe në banesën e 22-vjeçarit.

Gjatë operacionit policor, janë gjetur dhe sekuestruar 16 prej pajisjeve të vjedhura, së bashku me automjetin e përdorur për transportin e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lezhës për vijimin e veprimeve ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.