E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohen 2 të rinjtë që u mbytën te Rana e Hedhun
Lajme

Identifikohen 2 të rinjtë që u mbytën te Rana e Hedhun

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin. Viktimat janë Leonid Alia dhe Jetmir Çopa.

Sipas Policisë, alarmi është dhënë rreth orës 16:30, pasi u raportua se disa persona që kishin hyrë në det për t’u larë ndodheshin në vështirësi dhe nuk po arrinin të dilnin në breg për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta të krijuara nga era.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, si dhe ekipet e emergjencës.

Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve me mjete lundruese (Jet Ski), në bashkëpunim me policinë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga urgjenca e spitalit, dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve dhe humbën jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.