Vjen sot në Shkodër trupi i Florenc Beqiraj, ekspertizë mjekoligjore edhe në Shqipëri
Mesditën e sotme pritet të mbërrijë në qytetin e Shkodrës trupi i Florenc Beqirit, 23-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana misterioze në Francë.
Dje ai u nxor nga morgu i Spitalit të Marsejës i mbuluar me flamurin kuq e zi.
Kortezhi u nis të mërkurën tranzit drejt Gjermanisë në rrugë tokësore dhe prej andej do të mbërrijë në Rinas me avion.
Ai do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjekoligjore në Shqipëri në funksion të zbardhjes së shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë që në Francë autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.
Në lidhje me këtë rast është përfshirë edhe Presidenca shqiptare, por edhe ministria e Jashtme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



