Vjollca Braho e ISHSH me Covid, Silva Bino: Për momentin është mirë
Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho ka rezultuar pozitive me koronavirus.
E pyetur për rastin e Brahos, Silva Bino e ISHP tha se momentalisht ajo është në mirë. “Është mirë për momentin, kam folur në telefon”, në RepolitiX. Kujtojmë se, Braho ka shfaqur shenjat e Covid prej 10 ditësh, ndërsa dje është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku është duke u trajtuar me oksigjen.
Ndërkohë, e pyetur për vendosjen e maskave me detyrim në ambientet e mbyllura, Bino tha se ajo (maska) është një element i rëndësishëm mbrojtjeje.
“Në qoftë se deri më përpara 1 jave ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e pranoi bazuar në disa eksperimente. Ai përhapet nëpërmjet spërklave dhe qëndron në ajër. Fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje”, tha Silva Bino, ISHP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



