Vjollca Hoxha hedh në treg Digitalb-in, por aksionerët bëjnë rezistencë
Një lumë konfliktesh që askush nuk i parashikon dot se si do të përfundojnë ka vënë përfund kompaninë Digitalb këto ditë. Punonjësit e larguar kanë filluar të japin dëshmi për mënyrën se si janë trajtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi. Ultimatume, dorëheqje të dhëna nga presioni dhe forca, fyerje e deri ne përplasje fizike kanë ndodhur mes drejtuesve të rinj dhe punonjësve të vjetër të Digitalb.
Dhe tani që të mbijetuarit janë shumë pak, Vjollca Hoxha po mundohet të përfitojë nga ajo që ka mbetur. Zëra pranë Digitalb thonë se ajo ka ftuar në një darkë aksionerët e vegjël, ish miq të bashkëshortit të saj të ndjerë, për t’iu kërkuar blerjen e aksioneve. Vjollca la bërë edhe nje mes culpa përpara tyre, për mënyrën arrogante të sjelljes që pat bërë me ta, jo shumë kohë më parë dhe më luftën absurde që iu shpalli duke iu kërkuar aksionet mbrapsht, pa dhënë asgjë në këmbim.
Kur ende fluturonte në qiellin e shtatë, Vjollca besonte se ajo duhet të ishte 100% aksionere e pasurive të të shoqit. Ajo hapi konflikte të kota duke ju thënë atyre se gëzonin diçka se nuk u takonte; se u ndjeri Dritan Hoxha ua kishte dhënë aksionet në përdorim dhe se tani duhej ti kthenin mbrapsht.
Por Vjollcës i hasi sharra shpejt në gozhdë. Ish miqtë e të shoqit pasi ishin munduar me kot ta ndihmonin, u kthyen në armiq dhe i treguan muskujt. Çka e futi pronaren e Top-it në një rreth vicioz kërcënimesh e punësh të pisëta, prej të cilave tanimë nuk po del dot.
Pjesë e gafave të saj është edhe Digitalb. Duke parandjerë fundin e afërt, atë që pritet të ndodhi pas 1 janarit 2019, Vjollca po mundohet të përfitojë ç’të mundet. Dhe pasi është bindur se me të keq nuk ia del dot, po mundohet të kompromentojë aksionerët aktualë, ato që kanë pak aksione (Enkel Joti &Co), por që po të mbledhë me të vetat, mund të arrijë në një shifër të konsiderueshme. Ajo ka ngritur flamurin e bardhë dhe po mundohet të sigurojë aleat.
Mirëpo deri tani askush nuk i ka premtuar se do hedhë vallen e saj. E çekuilibruar nga jeta e çthurur, nga shpenzimet e jashtëzakonshme dhe të pa kriter, tanimë ajo është thjeshtë një rrezik për të të gjithë. Askush nuk beson më tek Vjollca Hoxha dhe askush nuk do ta ketë nëpër këmbë.
Megjithatë ajo vazhdon në budallallikun e vet. Digitalb është në treg, Vjollca po kërkon blerës dhe aleatë edhe pse tanimë duhet ta ketë kuptuar se askush nuk do të ketë të bëjë me të
Burimi ./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



