E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjosa Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës
Lajme

Vjosa Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për mediat pasi takoi në tapetin e kuq presidentin ukrainas dhe kryeministrin shqiptar.

“Do japim të gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç e kemi dhënë që nga dita e parë e invazionit i paprovokuar dhe ilegal të Rusisë ndaj Ukrainës, duke vendosur sanksione dhe duke mbështetur qytetarët dhe ushtarët ukrainase.

Sot në samit do flas për hapat konkretë dhe natyrisht do jemi këtu gjeri në fitoren e Ukrainës,” tha ajo.

E pyetur nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Vjosa Osmani tha: “Këto janë çështje biletarale. Ne gjithnjë e kemi bërë këtë kërkesë me mirëkuptimin e plotë se Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Jam e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës,”tha Osmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.