E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi “arresti në shtëpi”
Lajme

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi “arresti në shtëpi”

Ish-shefja e SHISH “kyç” gojën para mediave

Ish-shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme pas përfundimit të seancës, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas daljes nga gjykata, Hyseni nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe ka shmangur pyetjet e gazetarëve që e prisnin jashtë ambienteve të GJKKO-së.

Masa e sigurisë ndaj saj është lënë në fuqi, ndërsa Hyseni vijon të jetë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-drejtuesja e SHISH dyshohet për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit, ndërsa ndaj saj janë ngritur gjithashtu dyshime për nxjerrje apo dhënie të informacioneve të klasifikuara.

Çështja ndaj Hysenit është pjesë e hetimeve të SPAK, ndërsa procedurat gjyqësore pritet të vijojnë në ditët në vazhdim.

Dalja e saj nga GJKKO vjen pak orë pas përplasjes me gazetarët jashtë gjykatës, ku Hyseni iu përgjigj pyetjeve të gazetares Klodiana Lala me akuza dhe aludime lidhur me takime të pretenduara me persona që ajo i cilësoi si “agjentë serbë”. Deklaratat shkaktuan reagime nga organizatat e gazetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.