Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, përplas 6 makina të parkuara
Një 23 -vjeçare në Vlorë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur 6 automjete të parkuara. Pas ngjarjes, e reja, shtetasja H. M., 23 vjeçe ka marrë plagë dhe është dërguar në spital aty ku po merr mjekim nga mjekët, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.
Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



