Vlorë, burri godet me sëpatë në ballë gruan, shoqërohet në polici
Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga mediat, një çift është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.
Gruaja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Dëmtimet janë raportuar, kryesisht në pjesën e ballit.
Mësohet se gruaja e dhunuar është 61-vjeçarja E.H, ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje tê rëndë.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



