E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/ Grabitën  paratë  e drejtuesit të mjetit, dy të arrestuar  (emrat
Lajme

VLORË/ Grabitën paratë e drejtuesit të mjetit, dy të arrestuar (emrat

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen se i kanë grabitur me forcë një shumë monetare një shtetasi. Operacioni i koduar “Sorm 15”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Saimir Driza, 49 vjeç dhe Deljano Lushi.., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Njoftimi:

I morën me forcë një shtetasi, një shumë parash dhe karta bankare, në rrugë, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin dhe doza lënde narkotike cannabis që dyshohet se i posedonte njëri nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin marrë me forcë, një shumë parash dhe disa karta banke, një shtetasi, në rrugë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Storm 15”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i 2 autorëve të dyshuar, shtetasve:

  1. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.