E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorê, kunati plagosi babë e bir me thikë
Lajme

Vlorê, kunati plagosi babë e bir me thikë

22:14, 04/12/2022

Zbardhen të tjera detaje nga  nga ngjarja e rende Mësohet se të plagosur kanë mbetur babë e bir, Xhevdet dhe Albion braushi, përkatësisht 62 dhe 30 vjeç.

Sipas raportimeve, kunati ka plagosur babë e bir. Djali ka marrë 10 goditje thike në trup ndërsa për babain nuk dihet.

Gjendja e tyre është e rëndë ndërsa aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.