Vlorë/ Një grua gjendet e mbytur në det
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e ri në Vlorë.
Policia ka dyshime se viktima e seksit femër është mbytur aksidentalisht në det, por ende nuk dihet identiteti i saj.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



