E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë, përfshihet nga flakët magazina me ushqime
Lajme

Vlorë, përfshihet nga flakët magazina me ushqime

Një magazinë ushqimore në afërsi të bashkisë së Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia njofton se: Rreth orës 21:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”15 Tetori”, ka rënë zjarr në një magazinë.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh..

Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.