E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Qëlloi në ajër me armë zjarri duke rrezikuar banorët e zonës, arrestohet 42-vjeçari. Ja çfarë sekuestroi policia
Lajme

Vlorë/ Qëlloi në ajër me armë zjarri duke rrezikuar banorët e zonës, arrestohet 42-vjeçari. Ja çfarë sekuestroi policia

Policia e Vlorës ka vënë në pranga  42-vjeçarinnga fshati Dukat, i cili ditën e djeshme (4 prill) qëlloi në ajër në Karaburun duke rrezikuar  banorët e zonës.

Vloreere

Gjatë kontrolleve të policisë, në afërsi të stanit të tij, policia ka gjetur të fshehur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës, armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.

Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Delta Force, operacioni policor i koduar “Strike 9”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 42-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në Karaburun, në vendin e quajtur “Gallolec”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në stanin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 9”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.