Vlorë/Ushtronte dhunë ndaj gruas arrestohet
Policia e Vlorës ka arrestuar një person për “dhunë në familje”.
Në pranga ra Benard Alimuçaj, 33 vjeç është denoncuar se rrihte në sy të fëmijëve gruan e tij 10 vjet më të vogël se vetja.
“Specialistët e Seksionit për krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar për “Dhunë në familje” Benard Alimuçaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të përsëritur dhe në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij, shtetases G.A., 23 vjeçe”, sqaron policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



