E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vodafone”  mashtron shqiptarët me reklama
Publik News

“Vodafone” mashtron shqiptarët me reklama

Komisioni për Mbrojtien e Konsumatorit, ka shqyrtuar një kërkesë nga kompania “Telecom Albania”, se kompania Vodafone, përmes fushatave të saj publicitare, mashtron konsumatorët e telefonisë celulare. Pas kësaj ankese, autoriteti në fjalë, ka pezulluar spotet publicitare për informacion të pasaktë dhe abuziv, e bazuar në shifra jo reale dhe zyrtare.

  Me këtë shkresë, autoriteti vëren se “Vodafone”, tenton të mashtrojë të gjithë konsumatorët të blejnë shërbimin e internetit, etj, duke u krijuar përshtypjen se janë kompania më e shpejtë që e ofron atë, por duke u bazuar mbi të dhënat e burimeve zyrtare si AKEP, kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Vodafone”, nëpërmjet praktikave të saj të spoteve publicitare çorientuese dhe të pavërteta, tenton të konkurojë në mënyrë të pandershme dhe antiligjore në tregun e telefonisë celulare.

Pas konstatimit të komisionit, kompanisë “Vodafone” i është ndaluar rreptësisht transmetimi i spoteve mashtruese në të gjitha rrjetet e komunikimit, të ndreq spotet e ardhshme publicitare me informacion të qartë, të plotë dhe të përditësuar, të kuptueshëm për të gjithë elementët që përbëjnë fushatë publicitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.