E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi me forcë ,arrestohet fieraku 40 vjeçar
Lajme

Vodhi me forcë ,arrestohet fieraku 40 vjeçar

Një 40 vjeçar nga Fieri, është arrestuar nga policia në kohë rekord pasi i ka vjedhur me dhunë dy varëse floriri një shtetaseje.

 

 

Pas kësaj, policia ka zbardhur dhe dokumentuar edhe tetë vjedhje të tjera të këtij shtetasi, kryesisht motoçikleta dhe biçikleta.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bishanak” ku pas grabitjes me forcë të varëseve nga qafa është larguar me vrap.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen  dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Lamaj, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera  nga  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier  u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L.

Konkretisht:

  • Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.
  • Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
  • Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.
  • Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
  • Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
  • Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H,  në lagjen “11 Janari”.
  • Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

19955933-4c72-4d05-8999-f73d416ffa0c46c5caeb-82f2-4503-9d48-3464a5b64d00

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.