Vokshi: Burgu, dhurata e Ramës për Vitin e Ri 2018
Deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se burgu është dhurata e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës. Sipas Vokshit, kjo është ajo që i pret shqiptarët në 2018. “Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.
Reagimi i Albana Vokshit
Burgu, “dhurata” e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës!
Kjo është ajo që i pret të gjithë shqiptarët në 2018!!
Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit.
Kërkoj lirimin urgjent të znj. Nezaj. Ndalimi i saj ështe ne shkelje të hapur te së drejtës kushtetuese për protestë.
Prokuroria të nisë hetimet për një listë të policisë sekrete që qarkullon në të gjitha pikat kufitare për të arrestuar protestuesit. Disa dite me pare, ishte Avokatja e Popullit, e cila ngriti shqetësimin për mundesinë e keqpërdorimit të filmimeve dhe fotografimeve të bëra nga policia gjatë protestës së opozitës.
Kjo eshte “dhurata” e Babagjyshit Kryeministër për të gjithë demokratët dhe qytetarët që protestuan në mbrojtje të Kushtetutës!!!
Kjo eshte ajo që Edi Rama – Kryeminister ka urdhëruar për të gjithë ata që guxojnë të protestojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre…
Kjo është e patolerushme.
Të gjithë duhet të reagojmë pasi këto janë ARRESTIME POLITIKE, tipike të RREGJIMEVE DIKTATORIALE.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



