Votimi për shkarkimin e Bashës/ Komisioni për Rithemelimin e PD publikon sot rezultatin përfundimtar të referendumit
ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e PD, ku do të verifikohen rezultatet e rederendumit.
Kujtojmë që dje u votua për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të ratifikuar vendimin e Kuvendit të mbajtur nga mbështetësit e Berishës më 11 dhjetor.
Komisioni bën me dije përmes një njoftimi për mediat se pas mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat ku do të publikohen rezultate përfundimtare të këtij referendumi.
Sipas rezultateve paraprake të bëra me dije nga Albana Vokshi, pro shkarkimit të kreut të PD kanë votuar 43385 demokratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



