Votimi/Shtyhen zgjedhjet ne PD
Kryesia ka votuar dhe është refuzuar kërkesa e nënkryetarëve të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.
Publik.live mësoi se kërkesa e tyre, e cila u shpërnda në të gjitha mediat është refuzuar nga kryesia me 11 vota pro, 14 kundër, ndërsa të tjerët kanë abstenuar.
Pra kjo është fitorja e parë e grupit kundër Bashës për shkeljen e statutit të PD nga Paloka dhe Spaho.
Konkretisht mësohet se grupi pro Bashës, më në krye Edi Palokën ka kërkuar përjashtimin e Astrit Patozit nën motivacionin, se Patozi nuk ka dorëzuar dokumentet për regjistrimin e tij si kandidat.
Paloka i ka kërkuar kryesisë që në 8 kandidatura të pranohen vetëm dy, ajo e Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit
Në këto momente po zhvillohet me dyer të mbyllura, mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në këtë takim të kryesisë, mungojnë figura të rëndësishmë të Partisë Demokratike si, Ridvan Bode, Genc Ruli, Jorida Tabaku, Laura Vorpsi dhe kryetari i shkuar i PD, Lulzim Basha.
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur për miratimin e kandidaturave për kryetar të kësaj force politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



