E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vranë shqiptarin në kufirin Shqipëri-Greqi, reagon për herë të parë policia greke: Ja si ndodhi ngjarja!
Lajme

Vranë shqiptarin në kufirin Shqipëri-Greqi, reagon për herë të parë policia greke: Ja si ndodhi ngjarja!

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme pranë fshatit Vissani, Janinë ku u vra një shqiptar pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke.

Policia greke ka dalë në deklaratë zyrtare ku ka bërë me dije se 39-vjeçari është qëlluar pasi ka hapur zjarr ndaj policisë.

DEKLARATA E POLICISË

Dje pasdite, pas një informacioni në rruge operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janinë, efektivë të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, u qëlluan me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivet iu përgjigjën zjarrit dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39-vjeç dhe u plagos një efektiv policie. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuanë dhe 2 armë zjarri Kallashnikov.

Efektivi i plagosur ndodhet në spitalin “Haxhikosta” në Janinë. Në vendin e ngjarjes vijon operacioni për kapjen e trafikantëve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.

NGJARJA SIPAS MEDIAVE GREKE

Sipas mediave greke, banditët shqiptarë në momentin që policia u tha të dorëzoheshin, ata sulmuan oficerët. Si pasojë një shqiptar mbeti i vdekur ndërsa një polic u plagos lehtë në dorë”.

Ngjarja ndodhi në Vissani Pogoni, kur policia u përplas me një grup trafikantësh shqiptarë.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.

Kujtojmë se vrasja e një minoritari grek disa javë më parë në Bularat të Gjirokastrës u prit ashpër nga shtetasit grekë, të cilët i bënë edhe bust në Greqi duke e konsideruar një hero, ndonëse ishte ai i pari që qëlloi ndaj policisë shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.