E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja dhe hedhja në greminë e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, detaje nga  dosja:Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Lajme

Vrasja dhe hedhja në greminë e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, detaje nga dosja:Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

TIRANË

News24 zbardh dosjen hetimore dhe itinerarin që ndoqi Fredi Rrushi nga momentin kur u takua me mikun e tij Ruzhdi Hoxha, derisa e vrau dhe mbuloi me zhavor e gurë në një humnerë në zonën e Qafë Mollës, prapa Malit të Dajtit.

Sipas dosjes hetimore, Rruzhdi Hoxha u filmua për herë të fundit me dy miq të tij në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë. Prej andej ata shkuan në afërsi të ‘Ardenos’ në autostradën Tiranë-Durrës, ku qëndruan deri në orën 23:00. Në këtë orar, Fredi Rrushi mbërrin tek lokali bashkë me Ajet Fejzon e Kledjon Isufin.

Në automjetin e tij në vend të parë ngjitet 43-vjecari Hoxha. Ky i fundit mbante ceshur xhepin që i dhuroi miku i tij me të cilin piu kafen e fundit. Pasi zbret nga automjeti në afërsi të 2 dy personat e tjerë që i lë tek lokali i Isufit, Fredi Rrushi merr drejtimin për në Dajt. Nga pamjet filmike rezulton se automjeti i të dyshuarit lëviz nga rruga ‘Princ Vidi’ në orën 00:29 në drejtim të rrugës Kastrioti, më pas në drejtim të Rrugës Demokracia, tek Ura e Babrroit, del te komisariati nr.4 dhe merr për lart nga restorant Fresku.

Ai dallohet disa minuta më vonë, tek karburant ‘Strati’, dhe në orën 01:09 minuta në hyrje të parkut kombëtar të Dajtit. Në kthim kamerat në hyrje të Dajti e fokusojnë automjetin në orën 03:28 dhe shkon në drejtim të Urës së Babrroit, tek Rruga Demokracia në Paskuqan, kur shfaqet në orën 03:57 minuta.

Në vajtje thotë policia në automjet dallohen dy persona, ndërsa në rrugën e kthimit në disa kamera shfaqet vetëm një person. Policia thotë se në kthim ai hodhi telefonin e viktimës në zonën  e Shkollës së Bashkuar. Telefoni gjendet nga një taksist i cili ja shet një servisi. Punonjësi i servisit e përdori gjatë punës për riparimin e celularëve të tjerë, por kur policia zbarkoi në derën e tij ai iu tregoi të vërtetën. Duke ndjekur lëvizjet e celularit policia arriti të zbulonte vendin ku ishte groposur Rruzhdi Hoxha. Ai ishte qëlluar me 2 plumba dhe ishte mbuluar me masiv gurësh në një humnerë në Qafë Mollë.

Fredi Rrushi ka kundërshtuar akuzat, por faktet flasin kundra tij. Madje, disa orë pas krimit ai u kthye sërish në vendin ku vrau shokun e  tij dhe u rikthye në Tiranë pas disa orëssh. Rrushi pritet të dalë para gjykatës bashkë me të vëllain, i cili akuzhet si bashkëpunëtor në krim, pasi ka fshehur automjetin e përdorur në vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.