E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e  41-vjeçarit në Elbasan, kishte informator në çdo kryqëzim
Publik News

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan, kishte informator në çdo kryqëzim

Për të zbardhur dinamikën e vrasjes së 41-vjeçarit, Everest Çaka u shoqëruan në komisarit 25 persona, të cilët u morën në pyetje përgjatë 21 orëve të fundit dhe mbrëmjen e të mërkurës janë lënë të lirë.

Sipas “BalkanWeb”, nga dëshmitë dhe verifikimet e kryera, ka dyshime se autorët mund të jenë vrasës me pagesë dhe hetimet paraprakisht janë përqendruar në disa pista, ku më kryesoret mbeten ajo e vrasjes për shkak të përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës, ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i ashpër që mund të ketë pasur viktima kohët e fundit.

Ndërkaq, një fakt mjaft i rëndësishëm është qarkullimi i një motori mjaft të fuqishëm me katër rrota, prodhim i fundit, mbi të cilin ndodheshin dy të rinj me trup muskuloz që mbanin skafandra.

Qarkullimi i këtij motori me shpejtësi të madhe para dhe pas ekzekutimit të 41-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e banorëve të familjeve që jetojnë përgjatë “Rrugës Mbretërore”, ku në orën 20:10 të së martës u krye vrasja e 41-vjeçarit Everest Çaka, si dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, Silvana Çaka.

Njëkohësisht, nga dëshmitë e siguruara nga hetuesit e këtij krimi hidhen dyshime se autorët e vrasjes kanë pasur në disa kryqëzime informatorë për sigurimin e informacioneve të sakta të lëvizjeve të objektivit të përcaktuar për t’u ekzekutuar.

Ndërkaq, nga dëshmitë e shumta që përputhen janë ngritur dyshime se automjeti i gjendur i djegur në një fshat të Kavajës, pak orë pas vrasjes, nuk është ai në të cilin ndodheshin autorët e krimit.

Ky është rrengu i radhës i përdorur nga vrasësit e përfshirë në ekzekutimin e Everest Çakës, pas provokimit të aksidentit të bërë ndaj automjetit, ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve Everest dhe Silvana Çaka.

Dëshmitë e siguruara janë vërtetuar edhe me pamjet filmike të siguruara nga prokuroria dhe pritet që të hedhin dritë për identifikimin e autorëve të ekzekutimit të Everest Çakës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.