E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRASJA E ARBEN BILALIT, POLICIA ARRESTON NJË 47-VJEÇAR
Lajme

VRASJA E ARBEN BILALIT, POLICIA ARRESTON NJË 47-VJEÇAR

Policia ka arrestuar një 47-vjeçar për vrasjen e ish policit, Arben Bilali në Tiranë.

Mësohet se është ndaluar A.SH, 47 vjeç. Ky i fundit dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Bilalit

47-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal dhe dyshohet se në vrasjen e ish policit, ky i fundit u ka siguruar automjetin autorëve.

50-vjeçari Bilali u ekzekutua me armë zjarri pranë shtëpisë në datën 30 janar. Ai sapo zbriti nga një automjet tip “Volkswagen Golf” me targa të huaja dhe po ecte në drejtim të trotuarit, pranë banesës së tij, në momentin kur është qëlluar.

Më herët Bilalit i ishin ekzekutuar në atentate dhe dy vëllezërit e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.