Vrasja e avokatit të Shullazit/ Hoxha: Bandat lajnë hesapet, policia merret me protestat
Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve të renda të ndodhura në këtë qytet prej vitesh.
Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar që shkrepi dy plumba në drejtim të 50-vjeçarit nga një pistoletë më silenciator. Po si ndodhi atentati? Detaje ka dhënë në “Opinion” gazetari, Artan Hoxha.
Artan Hoxha: Vrasja e Gurrës ka krijuar një lloj paniku në mes radhëve të avokatëve, e juristëve. Ishte një ngjarje e paralajmëruar priten të ndodhet në Elbasan. Unë kam bërë paralalimziin e një avokati shumë të njohur në Serbi, i cili u vra ne mes dy grupeve kriminale. Ekzekutimi i Gurrës ndodhi në një ditë, që e ke parasysh kur ka ndeshje shoqërohen me një ngjarje të rëndë.
Ai ka qenë në një nga lokalet në qendër të qytetit me dy miqtë e tij, papritur ndalon një Benz, nga kjo makinë del një person me kapele në kokë dhe i afrohet më pas e qëllon dy herë në kokë. Arma që është përdorur ka qenë një armë mini blow Zastava, është një armë e lehtë, e pasigurt. Nuk ka precizon, gjendet shumë lehtë. Është një prodhim në masë. Policia e ka jashtëzakonisht të vështirë, autori është me trup mesatar. Kamerat nuk japin shumë informacion, nuk kanë ende asnjë drejtim gishti se kush është autori. Nuk ka asnjë pistë pse është vrarë. Është situata më e frikshme në vend, janë ditet më të arta qëbandat të lajne hesapet, pasi policia merret me protestat. Kemi parë në seanca avokatët që shkojnë me bodyguard, kjo situatë me krimin na çon në këto përplasje./ Opinion.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



