E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Behar Sofias, Artan Hoxha: Ka patur lidhje të forta me policinë, kjo është vrasje me mesazh për t’u futur tmerrin të tjerëve
Publik News

Vrasja e Behar Sofias, Artan Hoxha: Ka patur lidhje të forta me policinë, kjo është vrasje me mesazh për t’u futur tmerrin të tjerëve

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë më shyumë detaje lidhur me vrasjen e 66 vjeçarit Behar sofia mëngjesin e sotëm, i cili njihej edhe si “padrino i drogës”.

Hoxha tha se viktima ka pasur një aktivitet kriminal prej 25 vitesh, ndërsa shtoi se 66 vjeçari ka patur lidhje të forta me policinë.

Sipas tij, është zgjedhur kjo mënyrë vrasje në qendër të qytetit për t’u dhënë mesazhin personave të tjerë dhe për t’i tmerruar ata.

“Për mua kjo është e ngjashme edhe për orarin kur është zgjedhur, me vrasjen e Artan Santos. Kjo është vrasje me mesazh. Vrasje me mesazh, qëllimi nuk është vetëm eliminimi i viktimës, por dhe futja e tmerrit e të tjerëve pas viktimës. E çuditshme si ka ndodhur vrasje, nuk ka zonë më të mbrotjur dhe më të sigurt se kjo. Mesazhi është ky, nuk keni ku të fshiheni kudo që të futeni. Enigma e madhe është të gjesh saktësisht sot se kush e ka urdhëruar vrasjen. Vrasësi ka qenë me pagesë. Kjo është vrasje kirurgjikale, për saktësinë që kanë pasur. I vetëm në këmbë dhe e ka qëlluar. Mund të vritet në rrugicë, por ata e kanë lënë që të lëviz dhe e kanë ekzekutuar. Ky është tentuar dhe më parë që të vritet. Për mua ka ardhur këtu për të garantuar siguri dhe paprekshmëri. Ky është një personazh të paktën me 25 vite aktivitet në botën e krimit, Ka qenë ushtarak, pas ’91 ka shkuar në Turqi me familjen. Aty vendosi kontakte, emri i tij del pas një hetimi në ’98. Një hetim ndaj një futbollist me origjinë shqiptare me heroinë dhe gjatë atij operacioni janë kapur shtetas turq e shqiptarë, si Hekuran Hoxha. Pas ’98 nuk është arrestuar më. Ky nuk ka qenë si gangster që shikonte eliminimin si zgjidhje. Tek heroina ky ka qenë një nga personazhet me lidhjet më të forta në Turqi dhe Shqipëri. Ka pasur lidhje të forta me Policinë e Shtetit në Shqipëri. Po ashtu si Santo ky nuk ka armë apo shoqërues, ai nuk ka ndier rrezik. Ky është element se ai nuk e ka menduar se do të ekzekutohej. ka qenë vetëm i skeduar, hallet i ka zgjidhur jo me vrasje por duke i dhënë informacion policisë për të goditur kundërshtarët”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.