E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, gjendet motori që përdori autori portugez
Lajme

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, gjendet motori që përdori autori portugez

Motori, me të cilin Ruben Saraiva u largua nga lokali pasi vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, u gjet këtë pasdite në një lum në Kakarriq të Lezhës.

“Në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj”, njofton policia.

Sipas hetimeve, Saraiva organizoi vrasjen e biznesmenit, në bashkëpunim me të dyshuarit Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike;  Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn.  Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasësit.

Gjashtë të dyshuarit janë shpallur në kërkim, ndërkohë që pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrjes.

Një ditë më parë, në një banesë në fshatin Gjadër u gjetën pjesërisht të djegura disa veshje që dyshohet se janë të ekzekutorit të biznesmenit. Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes.

Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një pallat në ndërtim nga ku ka dalë vetëm pasi është njoftuar se ishin krijuar kushtet e përshtatshme për kryerjen e ekzekutimit në lokalin ‘Coral’. Pallati në ndërtim e sipër ku qëndroi i fshehur vrasësi është rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi vrasja.

Autori i maskuar me jelek fosforeshent dhe skafandër dyshohet se u njoftua që objektivi i tij ishte i vetëm në tavolinë dhe kreu ekzekutimin në 19 prill, rreth orës 13:30

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.