E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Elson Kalaverit në Itali: Një shqiptar e futi në kurth
Lajme

Vrasja e Elson Kalaverit në Itali: Një shqiptar e futi në kurth

Pak ditë më parë, Policia shqiptare arrestoi shtetasin Shkëlzen Keçi pasi akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit Elson Kalaveri.

Së fundmi mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja rreth kësaj vrasje të ndodhur më 18 gusht 2022 në Sasso Pisano, Itali.

Kur Shkëlzen Keçi i kërkoi ndihmë një bashkëkombasit të tij nga Shqipëria për zgjidhjen e një çështjeje personale ai u vu menjëherë në dispozicion. Sipas mediave italiane 40-vjeçari shqiptar kishte inat ndaj Elson Kalaverit për shkak të një borxhi lidhur me një tregti të vogël droge.

Takimi me të për të zgjidhur çështjen dhe për të larë hesapet ishte një arsye e mirë për të bindur 36-vjeçarin Kalaveri të paraqitej në një takim. Ndërkohë që Shkëlzen Keçit donte të vriste Kalaverin për hakmarrje pasi ky i fundit i kishte vrarë vëllain.

Ditën e vrasjes viktima, Elson Kalaveri arriti në Sasso Pisano rreth orës 17:00, shkoi në një lokal ku i bashkua bashkëkombasi i tij i cili i kishte ngritur kurthin.

Kalaveri shoqërohej nga një shqiptar tjetër, i cili ishte në drejtimin e makinës tip Mercedes Benz. Pas largimit nga lokali, vrasësit u informuan për prezencën e shënjestrës së tyre.

Kur Mercedesi u fut në rrugën e bllokuar nga një makinë, sulmi filloi. Dy vrasës dolën dhe qëlluan 16 të shtëna nga dy armë të ndryshme. Shoferi tentoi të arratiset duke u kthyer mbrapa me gomat e makinës në tokë ndërkohë që në krah të tij ishte trupi i pajetë i Kalaverit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.