Vrasja e informatorit të policisë, flet babai: Të gjendet autori, janë përdorur dy armë (VIDEO)
Babai i Alket Muhos, informatorit të policisë për arat me kanabis në Tepelenë, kërkon nga shteti të gjejë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së të birit.
Ai thotë se nuk ka dijeni mbi arsyet se pse i ekzekutuan djalin, duke u shprehur se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur.
“Nuk kam ndonjë dyshim pse mund te ketë ndodhur vrasja e djalit. Nuk kishim konflikte të hapura që mund të na sillte këtë fatkeqësi. I bej apel shtetit të gjendet autori. Djalin ma kane vrare me dy armë, me çifte dhe me automatik. Kanë qëlluar me automatik njëherë dhe pastaj me çifte tek koka.”- thotë babai.
“Çfarë bën kështu?!”, informatori i policisë u ekzekutua në momentin që fliste në telefon me…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e informatorit për parcelat me kanabis në Memaliaj.
Sipas infroamcioneve mësohet se për këtë vrasje janë shoqëruar 5 perosna, por ende nuk dihet në këta janë të dyshuar apo jo.
Po ashtu po hetohet për të gjetur autorin, pasi vetëm pak ditë më parë në Memaliaj, u asgjësuan disa parcela me kanabis.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se “në momentin që është qëlluar, Muho po fliste në telefon me bashkëshorten e tij e cila ka dëgjuar 43-vjeçarin tu thoshte disa personave: Çfarë bën kështu?!”, shkruan OraNews
Pas këtyre fjalëve, bashkëshortja ka dëgjuar krisma në telefon dhe menjëherë ka lajmëruar të afërm të tij.
Viktima do të përcillet sot në banesën e fudnit në qytetin e Patosit.
Ja kush është informatori i policisë që u ekzekutua. U vra pasi sinjalizoi parcelat e drogës
Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 43 vjeç (në foto), informatori i policisë lokale. Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte.
Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




