Vrasja e Pjerin Xhuvanit në fushatën e zgjedhjeve, Prokuroria pritet të thërrasë Gazment Bardhin
Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Prokuroria pritet të marrë në pyetje Gazment Bardhin.
Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se janë zgjeruar hetimet për vrasjen e mjekut. Dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ata ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, me 21 prill të vitit 2021.
Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Per kete ngjarje ne burg eshte Arbër Paplekaj, si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Paplekaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e 56-vjeçarit, ndërkohë që gjatë përplasjes u plagosën dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.
Ish-efektivi i RENEA-s, akuzohet për kryerjen e veprave penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



