E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Shinzo Abe/ Meta: Jam thellësisht i tronditur
Lajme

Vrasja e Shinzo Abe/ Meta: Jam thellësisht i tronditur

Presidenti Ilir Meta reagoi pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!” shkruan Meta.

Misteri/ Shinzo Abe e kishte konfirmuar vizitën mbrëmë vonë

Nga Mariko Oi, BBC

Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe dha dorëheqjen në vitin 2020 pas një mandati të dytë.

Por, ai ende kishte një ndikim shumë të madh mbi administratën aktuale- për shembull kur Rusia pushtoi Ukrainën, Abe doli dhe tha se Japonia duhet të rrisë shpenzimet ushtarake.

Ishte një tronditje e madhe kur dëgjuam për herë të parë lajmin se ai ishte qëlluar rreth orës 11:30 me orën lokale të mëngjesit të sotëm në qytetin Nara.

Japonia do mbajë zgjedhjet parlamentare këtë të diel dhe kjo është arsyeja pse ai doli në rrugë duke mbajtur një fjalim për të mbështetur një nga kandidatët në qytet.

Mesa duket, ajo vizitë u konfirmua mbrëmë vonë, kështu që mbetet një pyetje e hapur se si i dyshuari arriti të mësojë për këtë dhe të përgatitet.

Kjo lloj dhune është jashtëzakonisht e rrallë në Japoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.