E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e teknikut të kondicionerit, Albano Kusi flet në gjyq: Unë isha me të dashurën, vëllain e takova…
Publik News

Vrasja e teknikut të kondicionerit, Albano Kusi flet në gjyq: Unë isha me të dashurën, vëllain e takova…

Gjykata e Tiranës la në burg Albano Kusin, i akuzuar për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Celaj.

Në seancën për masë sigurie, Kusi ka mohuar akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

Në banesë, sipas avokatit të tij, ai ka shkuar disa kohë më vonë nga ngjarja, ndërsa vëllain e ka takuar pas 5 orësh.

Disa javë më parë, është vetëdorëzuar edhe Griseldo Kusi, vëllai i Albano Kusit, i cili ka pranuar ngjarjen duke mohuar përfshirjen e të vëllait

Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për Albano Kusin, i akuzuar për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht të këtij viti, në vilën e Kusëve, ku Indrit Çelaj u godit me një plumb në kokë, pas një sherri banal për vendosjen e një kondicioneri, ndersa humbi jeten nje dite me pas ne spital.

NGJARJA

Në momentin e vrasjes, në banesë kanë qenë 3 punonjës, të cilët janë larguar menjëherë sapo është kryer vrasja. Ndërkohë, në një lokal aty pranë, dy vëllezërit Kusi dhe babai i tyre, Bujar Kusi, janë takuar, ku nga kamerat janë kapur lëvizjet e tyre.

Griseldo Kusi është parë në këto pamje të lante duart; në njërën prej tyre kishte një njollë si ajo e gjakut. Ndërkohë, për të shpëtuar nga përgjegjësia për vrasjen, Griseldo Kusi ka shkuar në një piceri në pronësi të Ali Sulës, ku fshihej Lorenc Veliaj, të cilit i ka kërkuar të marrë përsipër fajësinë.

“Kam goditur dikë më qytë arme dhe dua që të marrësh përsipër ngjarjen”, mësohet t’i ketë thënë Kusi, 27- vjeçarit që ishte në kërkim për të tjera akuza. Por Veliaj, duke parë informacionet në media, ku thuhej se Çelaj ishte vrarë me plumb në kokë, i frikësuar nga akuza e vrasjes, ka vendosur të vetëdorëzohej dhe të shpjegojë situatën.

“Po ndihesha i mashtruar dhe po më kërkonte të merrja përsipër një krim që unë nuk isha i gatshëm ta bëja. Dola nga piceria dhe ika që të vetëdorëzohesha në Komisariatin nr. 4, që më kishte shpallur në kërkim më herët”, ka dëshmuar Veliaj.

Kush janë dy vëllezërit Kusi:

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë të panjohur për drejtësinë, pasi më herët janë hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtorë për vrasje dhe kanosje. Albano Kusi, në moshën 19-vjeçare ka vrarë kushëririn e tij, Shkëlqim Nozllin, dhe trupin e tij e la në Sauk. Ndërkohë, në po të njëjtin vit, edhe Griseldo Kusi është dënuar me 8 muaj burg, që i është konvertuar në shërbim prove, pasi ka goditur me qytë arme dhe ka kanosur një shtetas për t’i marrë lekët që ai i kishte borxh të atit të tij, Bujar Kusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.