Vrasja e vogëlushes në Potam/ Shqiptarët masakrojnë Ramën: Shkarko Çuçin e Kumbaron!
Qytetarët shqiptarë të revoltuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Potam, kanë masakruar në komente Edi Ramën dhe bandën e tij të ministrave. Teksa ai ka uruar mirëmëngjes me një postim mediokër dhe e kaloi ngjarjen e rëndë me një reagim shabllon, qytetarët nuk ia kanë përtuar.
Ata e kanë degjeneruar në komente duke i kërkuar llogari për jetët e pafajshme që po marrin mjetet e ujit në plazhet e Jugut dhe pse qeveria nuk ka asnjë reagim për këtë.
Shumica i kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaros. Qytetarët kanë shpërthyer në mallkime e të tjerë në kërkesë-llogarie.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



