Vrasja me thikë e 20-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet Ensi Maze, në kërkim Axel Hoxhaj
Pak pas mesnate në “Rrugën e Dibrës”, pranë gjimnazit “Partizani” u regjistrua një sherr me thika midis 3 të rinjve. Dy 18-vjeçarë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, në rrethana ende të paqarta plagosën me thikë një 20-vjeçar.
Ky i fundit i identifikuar si Stivens Toshkesi, pas ngjarjes, u nis me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën në ambientin spitalor. Toshkesi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë. Mësohet se policia ka arrestuar Ensi Mazen, ndërsa ka shpallur në kërkim Axel Hoxhajn.
“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



