E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja me thikë e adoleshentit, arrestohet autori. Policia jep detaje: Konflikti ndodhi pas…
Lajme

Vrasja me thikë e adoleshentit, arrestohet autori. Policia jep detaje: Konflikti ndodhi pas…

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e nje adoleshneti mbrëmjen e sotme:

“Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras,  ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer”, njoftoi Policia.

 

Një adoleshent, rreth 14 vjeç, është vrarë me thikë këtë mbrëmje në Mamurras të Lezhës.

Sipas informacione të para, bëhet e ditur se gjatë një sherri, A.Sala. është goditur me thikë. Ai u transportua në spital, por nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar. Emri dhe e mosha e tij ende nuk behen me dije.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.