E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Bllok/ Dosja e Prokurorisë: Gjithçka ndodhi në 60 sekonda
Lajme

Vrasja në Bllok/ Dosja e Prokurorisë: Gjithçka ndodhi në 60 sekonda

Sipas dosjes së Prokurorisë për vrasjen në Bllok ndodhur më 4 tetor të këtij, në të cilën një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, e gjithë ngjarja është shënuar brenda 60 sekondave.


l

 

Për të saktësuar se kush ka qëlluar brenda në lokal Prokuroria ka kryer aktekspertime në duart e personave të implikuar në ngjarje mes tyre edhe Ervis Martinaj. Në dosjen hetimore thuhet se ne dy aktekspertiza të kryera nga organi i akuzës ndaj Ervis Martinaj, rezulton se ai nuk ka qëlluar me armë brenda lokalit në zonën e Bllokut.

Ervis Martinaj

Ervis Martinaj

Dy ditë pas ngjarjen në Bllok, e cila tronditi opinionin publik në vend, ndaj Martinajt është kryer ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes në bazë të të cilit, rezulton se: Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrët e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri.

Tri ditë pas këtij akt ekspertimi, prokuroria ka kryer një tjeter ekspertim me analizë spektrale për mbetje të qitjes nga arma e zjarrit GSR, në bazë të të cilët ka rezuluar se në duar e Ervis Martinaj nuk është evidentuar sasi baruti nga arma e zjarit.
“Në tamponat standartë me të cilin është marrë model nga dora e majtë dhe e djathtë e shtetasit Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e datës 04.10.2018 ku është vrarë shtetasi Fabian Gaxha nuk u evidentua prani e mikrogrimcave karakteristike apo konsistente me përbërje të tre elementëve kimik të cilat janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga kapsolla e fishekut të armës së zjarrit” thuhet në dosjen hetimore.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.