E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Elbasan, Karamuço zbulon rolin e lezhianit të arrestuar
Flash

Vrasja në Elbasan, Karamuço zbulon rolin e lezhianit të arrestuar

Një banor i Lezhës është ndaluar nga policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka, në Elbasan. Naldo Gjini u kap nga forcat e rendit në Lezhë dhe më pas u transferua në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdorur automjetin që u shfrytëzua nga autorët e ngjarjes.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se nga të dhënat paraprake, veprimi i autorëve duket i kryer me nxitim dhe jo si atentat i planifikuar në detaje.

Ai shtoi se hetimet po shqyrtojnë mundësinë që i ndaluari të ketë luajtur rolin e ndërmjetësit mes palëve të përfshira në konflikt.

“Sipas dyshimeve të para, ngjarja lidhet me pazare të prishura dhe tensione me një grup në zonën e Kurbinit. Mendohet se grupi kriminal i ka ngarkuar dikujt detyrën për të kryer atentatin pasi situata ka degraduar. Megjithatë, hetimet janë në zhvillim. Duhet analizuar edhe roli i personave të tjerë të përfshirë, të cilët mund të jenë nga kompanitë e viktimës ose nga Elbasani. Ende është herët për konkluzione,” u shpreh Karamuço për “ABC News”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.