E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Grudë të Shkodrës, viktima në 2011 është arrestuar për tentativë për hakmarrje
Lajme

Vrasja në Grudë të Shkodrës, viktima në 2011 është arrestuar për tentativë për hakmarrje

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 47-vjeçarit Prek Tonaj në fshatin Grudë të Shkodrës.

Viktima Prek Tonaj, do të arrestohej në vitin 2011 pasi së bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.

Së bashku me Prek Tonaj, asokohe në pranga ranë edhe Ndue Tonaj dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër”.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në rrethana të paqarta në ambientet e një lokali.

“Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”-thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.