Vrasja në Krujë/ Gjendet makina vjedhur dhe e djegur me tre armë
Një vrasje ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës mesnatën e kaluar, ku Ramazan Sino, një burrë 46-vjeçar, u vra dhe nipit të tij 13-vjeçar iu shkaktuan plagë të rënda. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Ngjarja ndodhi në një shtëpi në afërsi të shtëpisë së Gentjan Bejtjas, ku u gjet edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit. Makina, një Golf 5 pa targa, rezulton të jetë e vjedhur dhe është djegur totalisht. Grupi hetimor ka zbuluar se brenda makines janë gjetur tre armë zjarri tip kallashnikov.
Policia po ndjek disa pista lidhur me këtë atentat dhe dyshohet se Gentjan Bejtja mund të ishte shënjestra e sulmit. Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, dhe hetuesit janë duke analizuar të gjitha informacionet dhe ndjekin çdo pista për të zbuluar autorët e kësaj vrasjeje të tmerrshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



