E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Milot/ Policia merr në pyetje disa persona
Publik News

Vrasja në Milot/ Policia merr në pyetje disa persona

Mes tyre banorë të zonës që mund të kenë qenë dëshmitarë

 Klisman Preçi ka qenë pre e një atentati dy muaj më parë

Klisman Preçi është viktima e atentatit të djeshëm në Milot, teksa u vra në një atentat me armë zjarri. Veç atij, ngjarja ka sjellë edhe një të plagosur, konkretisht Ylli Brahimi. Të personat në fjalë janë persona me të shkuar kriminale dhe emër i njohur për policinë. Preçi dy muaj më parë, konkretisht 14 maj të këtij viti i shpëtoi një atentati mafioz.

Klismani ishte në makinë me kushëririn e tij Blerim Preçi, i cili dyshohet të jetë edhe shënjestra. Klisman Preçi, ishte në makinën tip “ML” më 14 maj të këtij viti, kur në autostradën Lezhë Milot, në dalje të Lezhës iu bë atentat. Gjatë kësaj ngjarje ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash. Ende nuk është zbuluar kush fshihet pas ngjarjes së 14 majit, ndërsa dje Klisman Preçi nuk arriti t’i shpëtojë atentatit të dytë.

Policia ka marrë në pyetje personat që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar. Në mesin e të shoqëruarve janë dhe banorë të lagjes së viktimave, të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes.

Ngjarja e djeshme erdhi pak kohë pasi u vranë 3 të rinjtë në fushë-Krujë, Diklen Vata, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj, ky i fundit kushëri i Ervis Marinajt, ndërkohë dje u vra shoku i tij. Ngjarja po hetohet në 3 pista, ndërsa autorët e paidentifikuar të atentatit të djeshëm janë në kërkim nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.